Sevilja është duke luajtur me Lacion ndeshjen e dytë në “Europa League”, atje ku do të vendoset gjithçka sa i përket ekipit që do të vazhdojë më tej. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të spanjollëve.
Gjithashtu edhe tani flasim për të njëjtat shifra, ku Sevilja ka kaluar në avantazh ndaj Lacios. Do të ishte edhe pasiguria e Strakoshës ajo që do ia bënte elementare Ben Yedder, për të dërguar topin në rrjetë.
I vetëm dhe me portën e boshatisur, lojtari i Seviljës nuk e kishte të vështirë që të shënonte. Menjëherë kanë nisur komentet e tifozëve lacialë në “Twitter”, që kanë sulmuar Strakoshën për këtë gol të pësuar, duke e cilësuar fajtor që ndeshja ka marrë këtë rrjedhë të vështirë. /Shqiperia.ch/