You are here
Home > Kombëtarja > Balaj po shpërthen në miqësore, ka shënuar më shumë se në 1 sezon e gjysmë

Balaj po shpërthen në miqësore, ka shënuar më shumë se në 1 sezon e gjysmë

Duket se futbollisti shqiptar i rikthyer këtë muaj, e mban emrin “Bekim Balaj”. Kjo pasi sulmuesi shkodran dita-ditës po shpërthen me skuadrën ruse të Akhmat Gronzy. Ditën e djeshme bomberi shkodran ka mundur të gjejë sërish rrugën e rrjetës me ekipin e tij, ku këta të fundit po zhvillojnë mini fazën përgatitore për rifillimin e kampionatit.

Në miqësoren e djeshme ekipi rus arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa sulmuesi i Kombëtares tonë arriti të shënonte golin e tretë në minutën e 75. Balaj ka rigjetur formën e tij më të mirë këtë periudhë dhe po zhbllokohet thuajse çdo ndeshje, teksa në 5 miqësore të zhvilluara skuadra e Akhmatit, Bekimi ka mundur të finalizojë 3 herë. Një mesatare tepër pozitive për sulmuesin shkodran, që në këto ndeshje miqësore, ka shënuar më shumë sesa në sezonin e kaluar dhe këtë aktualin nëse marrim për bazë shifrat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top