Skënder Loshi është protagonist absolut, kur bëhet fjala për kampionatin holandez të të rinjëve. Talenti shqiptar ka dalë parashikimet këtë herë, teksa si një makineri e vërtetë golash, ka shënuar 5 të tillë në fitoren e Nac Bredës me rezultatin 12-0 ndaj Achilles.
Nuk mbaron këtu, sulmuesi shqiptar ka ndihmuar edhe dy herë shokët e skuadrës në gjetjen e golave. “Shqiperia.ch” ka shkruar prej kohësh artikuj në lidhje me këtë lojtar, që premton pafundësisht për të ardhmen e Kombëtares. Dëshira e tij e vetme është t’i bashkohet Shqipërisë së madhe, ndërsa tani luan me të rinjtë.Sa i përket klubit, ekipi i parë e ka marrë në përgatitje dimërore që zhvilluan në Spanjë, ndërsa trajneri i ka premtuar edhe një vend në skuadrën e parë nëse mbahet ritmi.
Nëse kthehemi te statistikat e përgjithshme të Loshit, aty është “për të vendosur duart në kokë”. Në 16 ndeshje të zhvilluara në total, lojtari në fjalë ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë 6 asist. /Shqiperia.ch/