Një ngjashmëri e frikshme ka ndodhur mes historisë së filmit “Hachiko” dhe asaj që ndodhi realisht në rastin e Sala. Për ata që e kanë humbur këtë film, që është parë shumë në botë, në bazë të saj qëndronte dashuria për të zotin.
Qeni e priste gjithmonë të zotin e tij kur vinte nga puna te stacioni i trenit, e kur një ditë ky i fundit pësoi një infrakt dhe ndërroi jetë, kafsha besnike vazhdonte ende ta priste atë në stacion, mes dëshpërimit dhe dëshirës së madhe që do e gjente sërish. Kjo është pak a shumë thelbi i “Hachikos”, që ka rrëmbyer një audiencë të jashtëzakonshme sa i përket shikuesve në botë.
Nëse ende nuk e keni parë, ndoshta nuk ka rëndësi të madhe të humbisni kohën, e keni të riluajtur në rastin e Emiliano Sala, megjithëse këtë herë fatkeqëasisht është e vërtetë gjithçka. Qeni që kishte marrë në zotërim Sala, Nala,ka bërë jehonë të madhe menjëherë pas fotos së shpërndarë në rrjetet sociale kohë më parë, kur shihej duke pritur të zotin e tij te dera e shtëpisë, pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Në fundin e një stërvitje apo ndeshje, Sala do të shfaqej gjithmonë në atë derë, por nuk ishte ky rasti. Për të vazhduar më tej, homazhet për trupin e pajetë të futbollistit u kryen në qendrën stërvitore të San Martin, ekipi nga nisi edhe karriera e këtij lojtari.
Qeni dhe miku më besnik, Nala, ka qëndruar për gjithë pasditen në hyrje të qëndrës stërvitore, pa lëvizur për asnjë minutë të vetme. Pikërisht për këtë dashuri të jashtëzakonshme po flasin aktualisht gjithë mediat botërore, të cilat kanë ngelur të shtangura nga gjithçka ndodhi. Do të duhej ndërhyrja e familjarëve të Sala që qeni të lëvizte nga dera pas qëndrimit të gjatë, ndërsa trupi i Sala u transportua me funeral në Santa Fe, atje ku edhe u dogj. /Shqiperia.ch/