Një nga derbit më të nxehta në Ballkan është edhe ai mes Shkëndijës së Tetovës kundër Vardarit, teksa ekipi shqiptar arriti të triumfojë sërish në këtë ndeshje, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 gjatë ditës së djeshme. Me këtë tre pikësh skuadra e Shkëndijës arrin të thellojë diferencën e saj me vendin e dytë prej 8 pikësh me rivalin e përjetshëm në kampionatin maqedonas.
Edhe këtë herë nuk kishte se si një derbi të kalonte me polemika, ku skuadra humbëse është ajo që ankohet më së shumti. Tani këtë gjë e ka marrë përsipër ta bëjë, portieri i Vardarit, Filip Gaçevski, ku sipas “Infosport”, pas sfidës ai u duk shumë i revoltuar me mënyrën e arbitrimit. Maqedonasi mendon se skuadra e tij u vodh nga ekipi i Tetovës, ndërsa “Ballistët” kënduan për 45 minuta kore ofenduese kundër gruas së tij.
“Vallë a ja vlen që të luhet kundër Shkëndijës? Për herë të dytë po na ndodh e njëjta. Do të dërgoja një apel deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë që të mendohen mirë, pasi të gjithë na shohin dhe qeshen me këtë që po ndodh. Ky është një turp i madh për futbollin. Vjedhje e madhe. Të gjithë që ndoqën këtë ndeshje, e panë mirë atë që ndodhi. Nuk dua të ofendojë askënd, mirëpo gjithçka shihej qartë. Topi ishte rreth një metre pas vijës së golit, ndërsa arbitrat u bënë të verbër. Nuk dua të komentojë më shumë, jam tepër i hidhëruar dhe i revoltuar”, u shpreh Gaçevski.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme që ndodhin nga çdokush në fundin e një sfide, një gjë është e sigurt, që javë pas javë Shkëndija e Tetovës po ecën e qetë drejt titullit kampion, aty ku e ka vendin!/Shqiperia.ch/