
Taulant Seferi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, teksa ka qënë protagonist me skuadrën e tij të Winterthur. Këta të fundit arritën të merrnin një fitore në shtëpi, me rezultatin e thellë 3-0 përballë Vaduzit. Një triumf ky që e mban sërish në lojë ekipin e Winterthur për t’u ngjitur në elitën e kampionatit zviceran.
Përsa i përket mesfushorit shqiptar, Seferi, arriti të dhuronte një asist tepër të bukur, aty ku Winterthur zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për t’i hapur rrugë fitores. Javë pas jave Taulanti po shndërrohet në një lojtarë protagonist me këtë ekip, ku nuk i kanë munguar edhe golat.
Nga krahu tjetër, flasim njëkohësisht për lojtarin e Shqipërisë U-21 që ka një potencial tepër të madh për t’iu bashkuar ekipit të Panuçit. /Shqiperia.ch/