Një debutim ëndrrash ka ardhur për Kristal Abazajn në Kroaci, që e ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës te Osijeku. Futbollisti i Shqipërisë është aktivizuar në minutën e 57 përballë Istrës, ndërsa ka arritur të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 68.
Pra, vetëm 11 minuta i janë dashur futbollistit shqiptar, që ta nis në mënyrën më të mirë këtë aventurë të re. Abazaj u huazua nga Anderlehti te Osijeku vetëm para pak ditësh, pasi hapësirat për të munguan në ekipin e njohur belg.
Gjithsesi edhe Anderlehti nuk është në formën më të mirë në Belgjikë, prandaj nuk mund të përjashtohet edhe një gabim i madh sa i përket trajtimit që i është bërë Kristalit. Ky i fundit e ka treguar gjithmonë talentin e tij, e këtë herë po i jep fitoren Osijekut me rezultatin 1-0 me Istrën. /Shqiperia.ch/