
Si mund të gjendesh në tokë të huaj, kur pretendohet se je në shtëpinë tënde? Vardari e ka një përgjigje për këtë rast të çuditshëm.
Në derbin e zjarrtë me Shkëndijën e Tetovës, ekipi maqedonas që ka një urrejtje të përjetshme me shqiptarët, është parë se i tepërti në atë territor, ishte pikërisht…Vardari.
Këta të fundit e kanë humbur sërish përballjen me ekipin shqiptar të Tetovës, ashtu siç gjithmonë ka ndodhur në kohët e fundit. Tashmë ishte Omar Imeri ai që vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa do të realizonte me një gjuajtje të bukur nga e djathta në minutën e 23-të. Pas kësaj fitore, Shkëndija shkëputet me 8 pikë Vardarit, duke i treguar edhe njëherë targën për këtë kampionat. /Shqiperia.ch/