Kosova feston sot 11 vjetorin e Pavarësisë dhe urimet kanë nisur nga të gjithë shqiptarët anembanë botës. Kjo pasi për të arritur në këtë ditë feste, kanë kontribuar që të gjithë në trevat mbarëshqiptare.
Tashmë falë edhe lobimit të madh të dhënë nga Shqipëria, dardanët janë njohur në të gjithë organizmat e futbollit. Bersant Celina, ylli i dalë nga Manchester City që tashmë është pjesë e Swansea, ishte i pari që e uroj Kosovën për këtë ditë të shënuar. Madje ende pa ardhur data e 17 janarit, sulmuesi shqiptar shkruante në “Facebook”: “Gëzuar Kosovë”. /Shqiperia.ch/