You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti i Lacios flet edhe për Salernitanën: Nuk e shes, shihni Thomas Strakoshën

Presidenti i Lacios flet edhe për Salernitanën: Nuk e shes, shihni Thomas Strakoshën

Presidenti i Lacios, Lotito, është kryqëzuar nga tifozët e skuadrës kryeqytetase për zgjedhjet e bëra në merkato. Sipas tyre, presidenti në fjalë nuk shpenzon asnjë para për të mirën e klubit, por kërkon vetëm pasurimin prej tij.

Për këtë arsye stadiumi ishte gjysmë i boshatisur në përballjen ndaj Seviljës për “Europa League”, ndërsa kritikat nuk munguan as kundër Igli Tares. Faktikisht duhet theksuar fakti se Lotito ka pjesën më të madhe të aksioneve edhe te Salernitana.

Madje në shumë raste futbollistët që nuk gjejnë hapësira te Lacio, huazohen pikërisht te skuadra tjetër e presidentit Lotito, për t’u rikthyer sërish në Serinë A. Këtë gjë e bëri edhe Thomas Strakosha që tashmë po kthehet në një shembull.

“Njerëzit duan Serinë A, por si po e bëjnë këtë? Të braktisësh stadiumin nuk më duhet zgjidhje e saktë. Unë vij pak për të ndjekur ndeshjen e Salernitanas, më shumë i shoh nga televizori. Nuk dua ta shes këtë shoqëri. Vetëm një ofertë serioze dhe e drejtë ekonomike, do të më bënte të mendoja më të mirën e përbashkët. Ende nuk ka asnjë të tillë. Nga këtu lojtarët bëjnë mirë edhe në Serinë A. I kemi disa raste të tilla, si Thomas Strakosha dhe Luiz Felipe dhe të tjerë në të ardhmen. Duhet kohë për të arritur qëllimet dhe ka një tendencë të keqe për të kriminalizuar kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ne duam atmosferë paqësore dhe rezultatet do të vijnë”, u shpreh Lotito. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top