You are here
Home > Kombëtarja > Shqiptarë të shumtë në Kroaci/ Abazaj: Zgjodha pas telefonatës me Grezdën, po më ndihmon Ejupi

Shqiptarë të shumtë në Kroaci/ Abazaj: Zgjodha pas telefonatës me Grezdën, po më ndihmon Ejupi

Kristal Abazaj ka zgjedhur t’i bashkohet Osijekut si huazim vetëm pak ditë më parë, duke u larguar nga Anderlehti. Një periudhë për t’u harruar ajo në karrierën e shqiptarit sa i përket Belgjikës, pasi në skuadrën e njohur hapësirat ishin të pakëta.

Gjithsesi ishte e kaluara dhe tashmë duhet të flasim për të ardhmen. Futbollisti i Shqipërisë duhet të bëj më të mirën e tij me Osijekun, që më pas të provojë edhe njëherë shansin me Anderlehtin, nëse një gjë e tillë do të jetë e mundur.

Fatmirësisht shqiptarë ka kudo dhe në Kroaci janë të shumtë. Kjo ia bëri më të lehtë Abazajt, që në një intervistë dhënë për “Nk.Osijek.hr” u shpreh se nuk kishte aspak dijeni rreth klubit të ri, por zgjedhjen përfundimtare e vendosi edhe telefonata me Eros Grezdën, që më parë ka luajtur për këtë ekip.

“Nuk kisha informacione rreth Osijekut dhe nisa të kërkoj për këtë ekip. Gjithashtu kam biseduar me Ivan Santinin(lojtar i Anderlehtit), që më tregoi me detaje shumë gjëra. Fola edhe me bashkëkombasin tim, Eros Grezdën, që më ndihmoi me vendimin për të pranuar ftesën. Tani po më ndihmon shumë Muzafer Ejupi që të përshtatem sa më mirë me skuadrën e re”, u shpreh Abazaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top