You are here
Home > Kombëtarja > “Panë super Ismajlin”, te Hajduku i Splitit valviten flamujt e Shqipërisë në stadium

“Panë super Ismajlin”, te Hajduku i Splitit valviten flamujt e Shqipërisë në stadium

Hajduku i Splitit ka marrë një fitore të rëndësishme këtë javë, teksa ka mposhtur Lokomotivën e Zagrebit me rezultatin 2-1. Pikë shumë të rëndësishme këto për këtë skuadër, ndaj një kundërshtari direkt për një vend në Europë.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer tre futbollistët shqiptarë. Nga krahu i Lokomotivës do të ishte i përhershmi Uzuni që do të shënonte, por i vetëm në një lojë grupi si futbolli, sigurisht që nuk mund të bësh gjë.

Nga ana tjetër një asist do të vinte nga Françesko Tahiraj, që shihet si një nga afrimet e reja për Kombëtaren. E për të kaluar pastaj te një super Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Hajdukut ishte thuajse në perfeksion me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, ndërsa edhe ato “gërshërë” që te Shqipëria i kemi parë nga Cana, kishin saktësi kirurgjikale.

Golin e parë të Hajdukut do e shënonte me kokë, ndërsa edhe flamujt shqiptarë do të valviteshin për të në stadium. “Samo Hajduk” shkruan se disa tifozë shqiptarë kishin ardhur enkas për të parë në fushë mbrojtësin e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top