
Kërkimet private u ndalën pasi u gjet Emiliano Sala, që u kërkua përreth 18 ditë. Një udhëtim fatkeq ishte ai për Salan dhe pilotin Ibbotson, ndërsa avioni i tyre u përmbyt në ujë, duke shkaktuar pasoja fatale.
Mbrëmjen e sotme ka dalë edhe autopsia e futbollistit, ku theksohet se kishte marrë dëmtimet të rënda në kokë, por edhe në trup, pas përplasjes së avionit. Por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pilotin e avionit. Ose më mirë, historia dihet, por për trupin e tij nuk ka asnjë të re. Gjithçka ndaloi pasi u gjet Sala, pasi shpenzimet e hedhura nga futbollistë të ndryshëm nuk shkuan për të gjetur edhe pilotin e avionit.
Së fundmi do të ishte Mbape që do të kontribuonte me një shifër të konsiderueshme parash për të rinisur kërkimet për pilotin Ibbotson, por ky gjest nuk u ndoq nga lojtarë të tjerë. Tashmë është gruaja e pilotit, Nora Ibbotson, që teksa sheh ditët që ikin në kalendar dhe paratë që zotëron në dorë, kërkon mes lotëve dhe lutjeve një ndihmë: “E di, e di që ka vdekur. Por ne vetëm e duam në shtëpi atë. Duam ta shohim edhe njëherë të fundit, pavarësisht se ato ujëra janë të rrezikshme. Duhet të kërkohet”, ka thënë Nora Ibbotson sipas asaj që raporton “Telefonoticas”. /Shqiperia.ch/