Ditën e djeshme në kampionatin kroat u luajt një sfidë shumë e rëndësishme, siç është ajo mes Hajdukut të Splitit kundër Lokomotivës së Zagrebit. Këto dy skuadra përfaqësojnë shumë traditë në futbollin kroat, por këtë herë ishte një ndeshje edhe më e veçantë për ne, pasi kryefjala ishin lojtarët shqiptarë.
Gjatë 90 minutave ishin plot 4 futbollistë të tillë, Ismajli, Tahiraj, Uzuni dhe Kastrati. Në këtë sfidë arritën të shënonin dy prej tyre, Ardian Ismaili i cili zhbllokoi shifrat dhe Uzuni që barazoi për Lokomotivën. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Hajdukut me rezultatin 2-1, ku edhe ovacionet e publikut vendas ishin të shumta, për shkak edhe të fitores.
Ajo çka ishte më e veçantë në këtë ndeshje, ishte se ultrasit e qytetit të Splitit, por jo vetëm, kënduan kore raciste kundër serbëve, ndërsa dihet që grupimet kroate kanë marrëdhënie të mira me ato shqiptare. Këto thirrje erdhën pasi pak ditë më parë, ekipi i Hajdukut të Splitit ishte përballur me skuadrën e Crevena Zvezdës në “Water Polo”, ndërsa kroatët kishin sulmuar miqtë, duke ditur tensionet politike mes shteteve.
Më saktësisht flitet për një këngë ofenduese ndaj serbëve dhe Zvezdës që këndohej edhe para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe menjëherë pas mbylljes së saj, u dëgjuan duartrokitje nga i gjithë stadiumi. Vlen të theksohet se tifozët e Hajdukut u kthyen në stadium pas 126 ditëve pasi ishin dënuar katër herë për sjelljen e tyre.
Edhe pse kanë kaluar shumë kohë nga ajo çka ka ndodhur në politikë, futbolli është gjithmonë “i nxehtë” përsa i përket tifozerive, veçanërisht Ballkani, ku disa shtete, kanë hesape të vjetra me njëra-tjetrën dhe shohin sportin se arenën e përplasjes. /Shqiperia.ch/