Një nga lojtarët shqiptar më në zë të momentit në kampionatin grek, është pikërisht Fiorin Durmishaj. Ky i fundit është kthyer në kryefjalë në mediat sportive të shtetit fqinj, teksa raportohet se 22-vjeçari verën e ardhshme do të jetë pjesë e gjigandëve të Olimpiakosit.
Këto zëra, kanë trazuar disi ujërat tek klubi i tij aktual, Panionos, ku menjëherë i janë kundërpërgjigjur këtyre fjalëve duke hedhur poshtë atë çka flitet. Një marrëveshje e tillë thuajse është zyrtarizuar, me Durmishajn që po shkëlqen në këtë sezon me golat e shënuara.
“FC Panionios hedh poshtë lajmin ku thuhet se Durmishajn ka nënshkruar për skuadër tjetër. Këto publikime kërkojnë vetëm krijimin e tensionit”, thuhet në këtë reagim. /Shqiperia.ch/