Aldo Halimi dhe kombëtarja shqiptare e futsallit kanë arritur një rezultat historik gjatë zhvillimit të eleminatoreve, teksa janë kualifikuar për në fazën tjetër. Me 6 pikë të grumbulluara në dy ndeshje, Shqipëria zhvilloi edhe një takim sa për statistike me Maqedoninë.
E humbur në rezultatin 3-2 dhe me shumë nerva mes lojtarëve gjatë lojës, kjo ishte më tepër një ndeshje për t’u luajtur formalisht, pasi të dyja ekipet kishin kaluar më tej. Nga ana tjetër, Aldo Halimi e ka kaluar vëmendjen vetëm te tifozët që ishin prezent në shkallët e stadiumit, që i kanë dhënë emocion të papërshkrueshëm vetë lojtarëve.
“Ne kemi rishkruar historinë pas shumë vite dhe jam krenar që do konkurrojmë me më të mëdhat. Me Greqinë ne bëm një lojë të madhe, me Maqedoninë ishte e bukur. Gjysma e vendit maqedonas praktikisht është shqip dhe përtej rezultatit që nuk na shpërbleu, për të parë gjysmën e stadiumit që gëzonte për ne, ishte ndjenjë madhështore”, u shpreh Halimi. /Shqiperia.ch/