Skuadra e Dortmundit është një nga ekipet më të forta në Europë në këtë sezon futbollistik. Prej disa muajsh ata kryesojnë edhe kampionatin gjerman me diferencë prej 7 pikësh.
Klubi i verdhezinjve pësoi një eleminim befasues nga Kupa e Gjermanisë, teksa ekipi i Verder Bremenit arriti t’i eleminonte. Kujtojmë që në këtë përballje, golin e parë të sfidës e shënoi pikërisht lojtari shqiptar, Milot Rashica. Një finalizim ky që do të jepte shkëndijën se kualifikimi mund të vinte edhe ndaj një skuadre si Dortmundi.
Atë çka mund të theksojmë është se ky eleminim i verdhezinjve bëri një jehonë në botën sportive, por edhe goli i Milotit nuk qëndron në plan të dytë. Një nga mediat më të mëdha sportive, “Goal”, i ka kushtuar edhe një postim të veçantë festimit të lojtarit dardanas, duke e komentuar me “mbishkrimin”: “Ja si ndihet një futbollist, kur i shënon skuadrës së Dortmundit në Kupë. /Shqiperia.ch/