You are here
Home > Kombëtarja > Shkëputjen e bën që në debutim, Panuçit i shtohet zgjedhja për krahun e majtë

Shkëputjen e bën që në debutim, Panuçit i shtohet zgjedhja për krahun e majtë

Naser Aliji i kohëve më të mira, i kishte munguar si mundësi zgjedhje kombëtares shqiptare. Ky futbollist e ka treguar sesa vlen, madje edhe me aftësitë e tij për të zëvendësuar Ansin Agollin. E ka bërë më së miri në disa takime, por karriera në klub nuk i ka ecur në mënyrën e merituar.

Kjo ka sjellë shumë lëkundje te futbollisti në fjalë, që tashmë po arrin sërish në momentet më të mira. Debutimi me Dinamon e Bukureshtit ka ardhur në ditën e djeshme, atje ku gjigandët rumunë janë kthyer te fitorja pas 4 ndeshjesh, pasi ia dolën me rezultatin 3-0.

Mbrojtësi i Shqipërisë është shpallur si një nga lojtarët më të mirë të takimit, duke surprizuar disi edhe vetë tifozët e Dinamos së Bukureshtit. Nota 7 që iu cilësua nga mediat rumune, ka treguar se ajo paraqitje e mirë e Alijit në fazën përgatitore të dimrit, nuk ishte edhe aq rastësi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top