You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Mbyllet kapitulli tragjik, gjendet avioni i Ibottson dhe Sala pas shumë kërkimesh (VIDEO)

E fundit/ Mbyllet kapitulli tragjik, gjendet avioni i Ibottson dhe Sala pas shumë kërkimesh (VIDEO)

Kapitullit të kërkimeve i ka ardhur fundi, ndërsa është gjetur avioni i pilotit Ibbotson dhe Emiliano Sala. Është vetë David Mearns, kompania e të cilit është autorizuar nga familja e futbollistit italian-argjentinas me financime private, që shprehet për gjetjen e avionit të tipit Piper Malibu.

Ende nuk jepen detaje për vendin dhe mënyrën sesi është gjetur objekti në fjalë, ndërsa një komunikim zyrtar do të vijë në ditën e nesërme. Ndërkohë nga gazetarët e huaj që gjenden në terren për të ndjekur situatën në fjalë, theksohet fakti se ende nuk ka siguri për gjetjen e trupave.

Pra, për momentin është zyrtarizuar dhe konfirmuar gjetja e avionit me të cilin po fluturonin Ibotsson dhe Sala, ndërsa për trupat e tyre, ka ende dyshime. Gjithsesi gjithçka do të mbyllet në ditën e nesërme, ndërsa kjo tragjedi mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Lutjet dhe dëshira e madhe që një mrekulli të ndodhte nuk kanë shërbyer që të paktën në këtë rast, të kishte të mbijetuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top