You are here
Home > Kombëtarja > Taulant Xhaka flet për zgjedhjen e Kombëtares: I penduar për Kosovën? Jo, por është kënaqësi

Taulant Xhaka flet për zgjedhjen e Kombëtares: I penduar për Kosovën? Jo, por është kënaqësi

Taulant Xhaka e ka fituar gjithë dashurinë e tifozëve shqiptarë në Kombëtare. Fillimisht pati disi lëkundje në mbështetjen kundrejt këtij lojtari, pasi në media u përfol edhe një largim i tij drejt Zvicrës.

Por ajo grintë e treguar në Beograd, bëri që futbollisti i Bazelit të ishte më i preferuari i tifozëve të Shqipërisë. Në fushë gjithashtu është një nga më të mirët, duke bërë diferencën nga pjesa tjetër. Tashmë në një intervistë për “Blick.ch”, mesfushori shqiptar ka folur për zgjedhjen e Kombëtares dhe Kosovën. Pa harruar këtu edhe arritjen e një rekordi të mundshëm te Bazeli, për më shumë paraqitje në fushën e lojës. Rekordin e mban Massimo Ceccaroni me 452 ndeshje, ndërsa lojtari kuqezi ka zhvilluar 251 ndeshje, por duke pasur ende kohën përpara.

“Për t’u bërë një lojtar që mban rekordin e më shumë ndeshjeve të luajtura te Bazeli do të ishte një ëndërr. Nuk është e pamundur, pasi jam vetëm 27-vjeç.

I penduar që nuk zgjodha Kosovën? Jo, por do të ishte kënaqësi. Ata janë në gjëndje të mirë tani, euforia është shumë dhe brenda ekipit ka shumë talente”, u shpreh Taulant Xhaka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top