You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Fantastike/ Prestigjozja zvicerane shtron pyetjen: E prek njeri rekordin e Shëndijës së Tetovës?

Fantastike/ Prestigjozja zvicerane shtron pyetjen: E prek njeri rekordin e Shëndijës së Tetovës?

Shkëndija e Tetovës e ka ngritur shumë imazhin e saj në Europë, ndërsa sukseset e njëpasnjëshme nuk mund të kalonin pa u vënë re. Sa pranë ka shkuar grupeve të “Europa League”, ndërsa ajo përballje me Milanin në fazën e fundit të “Play Offit”, ishte padyshim edhe afirmimi më i mirë në skenën europiane.

Por rekordet që vijnë nga ekipi shqiptar i Maqedonisë nuk kanë fund. Tashmë është prestigjozja zvicerane, “Blick.ch”, që e merr për shembull Shkëndijën. Nëse më parë Vardari kryesonte gjithmonë në Maqedoni, krahu është hapur për shqiptarët.

Në sezonin e shkuar u arrit një sukses i jashtëzakonshëm, teksa ekipi nga Tetova u shkëput me 35 pikë nga vendi i dytë. Ky ishte edhe një rekord në Europë, ndërsa “Blick.ch” shkruan se do të jetë e vështirë që dikush atë arrijë këtë rekord. Sigurisht, ky shkrim është nxitur nga shkëputja që Young Boysi ka bërë në Zvicër, teksa ka arritur deri në 19 pikë më tepër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top