Kukësi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Në orët e fundit të merkatos, verilindorët kanë bërë një afrim deri diku të goditur, pasi kanë marrë ish-yllin e Shqipërisë. Rama rrëmbeu menjëherë zemrën e tifozëve shqiptarë, teksa me lojën që praktikonte në fushë, i meritonte të gjitha duartrokitjet nga shkallët e stadiumit.
Por për Ramën nuk kanë shfaqur interes ekipe të ndryshme dhe kjo është aryseja që ka thuajse 1 vit pa luajtur futboll. Do të jetë e vështirë që ky lojtar të rikthehet në formën fizike të duhur, ndërsa marrëveshja është arritur fillimisht për 6 muaj. Dikur Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, tani zbarkon në vendin tonë për ekipin e Kukësit.
NJOFTIMI I KUKËSIT
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë.