
Tani është thuajse e konfirmuar, rasti i Emiliano Sala është një tragjedi e vërtetë. Pas shumë ditësh kërkimesh, janë gjetur gjurmët e para të avionit që udhëtoi Sala. I nisur nga Nantesi për të shkuar në Kardif, futbollisti në fjalë nuk e arriti kurrë destinacionin e tij.
Tashmë janë të gjitha mediat botërore e prestigjoze që japin lajmin, se është mësuar disi zona ku avioni është përmbytur. Ishte Dega e Hetimeve për Aksidentet Ajrore ajo që lajmëroi në mëngjesin e së hënës, 28 janar, se një pjesë e jastëkut të sendiljes ishte gjendur në një plazh pranë Surtainville. Disa orë më vonë, në po të njëjtën ditë, u gjend edhe një tjetër jastëk i ulëses së avionit. “Nga ekzaminimi paraprak kemi konstatuar se ka të ngjarë që mbështetëset i përkasin avionit të humbur”, ishte kjo deklarata e dhënë për mediat, ndërsa njoftimi për gjurmët e avionit ka ardhur nga autoriteti francez, Zyra e Enitetit dhe Analizave.
Mesa duket provohet edhe njëherë që fundi i lumtur i një historie më së shumti i përket përrallave dhe jo jetës reale. Shumë lutje, dëshirë dhe kërkime nuk kanë mjaftuar për të mbajtur të gjallë protagonistin në fjalë në atë avion. Ndoshta është momenti për të thënë: “Prehu i qetë Sala, prehu i qetë kapiteni i avionit Dave”. /Shqiperia.ch/