
Shqipëria U-20 ka arritur të fitojë ndaj Partizanit B me rezultatin e pastër 3-0. Kombëtarja që drejtohet nga Ilir Biturku ka dhënë shpresa me grupin e saj.
Kështu, dy gola janë realizuar vetëm nga talenti i Besës, Tedi Cara. Ky futbollist shihet me mjaft të ardhme, ndërsa i ka shpalosur vlerat e tij me rastin e parë që iu dha mundësia.
Nga ana tjetër, goli i tretë i ndeshjes u shënua nga Aldrit Oshafi. Futbollisti që është pjesë e Luftëtarit, ka mbyllur edhe historikun e ndeshjes që ka folur për kuqezinjtë e Biturkut. /Shqiperia.ch/