You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë ndodh? Lë Hysajn në stol për gjysmë sezoni, Arsenali dhe Franca ndjekin me interes Malkuit

Çfarë ndodh? Lë Hysajn në stol për gjysmë sezoni, Arsenali dhe Franca ndjekin me interes Malkuit

Në kohën kur Sarri drejtonte Napolin, i vetmi pozicion në fushën e lojës ku italianët nuk ndërhynin kurrë në merkato, ishte mbrojtja e krahut të djathtë. Atje gjendej Elseid Hysaj, i njohuri i hershëm i trajnerit Sari që e besonte në mënyrë të pakushtëzuar.

Madje edhe presidenti De Laurentis, shprehej se nuk mund të investonte paratë më kot për mbrojtës të djathtë, kur trajneri i Napolit nuk kishte asnjë dyshim të vetëm për futbollistin që do të aktivizonte si titullar. Por në një skuadër të niveleve të tilla, sigurisht që nga një lojtar pritet shumë. Madje, që një portier të quhet i kompletuar duhet që të luajë si një mbrojtës për të thyer aksionet e kundërshtarit me këmbë, e si një mesfushor për të krijuar panik te rivalët me hapjet e topit menjëherë nga porta.

Ky është futbolli modern, për të mos folur pastaj për mbrojtësit. Elseid Hysaj e ka kryer gjithmonë detyrën e tij në mënyrë perfekte, sa i përket mbrojtjes. Por gjithmonë shkodrani ka çaluar në pjesën sulmuese. Pavarësisht dëshirës që ka pasur për të ndihmuar shokët e skuadrës në manovrat sulmuese, krosimet e tij nuk kanë qenë të nivelit të kërkuar. Për të mos folur pastaj për gola të shënuar, pasi Hysaj për herë të fundit këtë ndjenjë e ka provuar te Empoli.

Derisa në skenë u shfaq Malkuit, një mbrojtës francez që nuk erdhi si një kërcënim shumë serioz për Hysajn, por koha e ktheu të tillë. Italianët do e shprehnin që në fillimin e sezonit, francezi e kishte nisur stërvitjen me “marshin e pestë” dhe po fitonte shumë terren ndaj shqiptarit, megjithëse nuk aktivizohej në fushë.

Momenti i tij erdhi, ndërsa situata ka arritur deri aty, aqsa Hysaj të shoh shkëlqimin e Malkuit nga stoli. Ky i fundit është mbrojtësi që Napoli ka kërkuar, pasi krosimet e tij janë të nivelit të duhur në aspektin sulmues. Më pak se një gjysmë sezoni, ndërsa “France Football” shprehet se Arsenali ka shfaqur interesim për këtë futbollist. Futbollisti Malkuit ka rënë menjëherë në vështrimin e gjigandëve europian, që shohin një futbollist me potencial të madh. Nga ana tjetër, vetë agjenti i lojtarit do të shprehej se tashmë është momenti që edhe kombëtarja franceze të dërgoj ftesën e saj. Mesa duket, më shumë sesa një krizë e madhe e Hysajt, konkurrenca te Napoli është e tillë që mund të nxjerrë jashtë loje këdo lojtar, që konsiderohej më parë si i paprekshëm. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top