
Agim Zeka ka mësuar edhe klubin e ri para pak orësh, pasi është zyrtarizuar në ekipin e Fortuna Sittard. Me skuadrën që gjendet në elitën e futbollit holandez, talenti shqiptar do të luftojë për një vend në Europë.
Megjithëse duket një ekip i panjohur në Holandë, kjo skuadër po shkëlqen në këtë sezon. Futbollisti i Shqipërisë U-21 shihet si një përforcim që mund të ndihmojë Sittardin në arritjen e objektivave. Ndihmësi i trajnerit të holandezëve, Sjoerd Ars, e ka prezantuar afrimin e ri, në të njëjtën mënyrë si Eros Grezda do të paraqitej te Rangersi: “Do të fitojë zemrat e tifozëve”. Vetëm se në rastin e skocezëve, këto fjalë do të dilnin nga Steven Gerrard.
“Zeka është një lojtar tipik i këndshëm, i cili di të fitojë zemrat e tifozëve me veprimet e tij. Ai gjithmonë kërkon kundërshtarin e tij për një duel një me një, për shkak të aftësive individuale dhe këmbës së majtë”, u shpreh Sjoerd Ars. /Shqiperia.ch/