
Debutimi i tij në “Eredivisie” është vetëm çështje kohe. Flasim për Skënder Loshin, që e ka bërë prej kohësh zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Aktualisht është pjesë e të rinjëve të Nac Bredës, ndërsa në javët e ardhshme do të vijë një tjetër grumbullim me ekipin e parë. Te moshat e holandezëve sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë shumë herë, ndërsa si shpërblim, mori telefonatën e trajnerit të Nac Bredës.
Ky i fundit e mori Loshin në kampin stërvitor në Spanjë me ekipin e parë. Lojtarit tonë i është dhënë një mesazh i qartë nga ana e trajnerit, se nëse e mban ritmin, atëherë do të bëj edhe debutimin në elitën e futbollit holandez. Por për të mbërritur, deri aty duhet shumë punë dhe durim.
Nuk është se mungon në fakt edhe te lojtari shqiptar, që jo vetëm po stërvitet shumë për të arritur suksesin, por edhe mban veshur fanellën e Kombëtares ndërsa bën ushtrimet në Holandë, duke treguar lidhjen e madhe me atdheun e tij. /Shqiperia.ch/