You are here
Home > Futboll Bota > Tragjedia e Sala ndihet edhe në Turqi, Lenjani i pafuqishëm për të vazhduar stërvitjen

Tragjedia e Sala ndihet edhe në Turqi, Lenjani i pafuqishëm për të vazhduar stërvitjen

Një tragjedi e vërtetë mund të cilësohet ajo e Emiliano Sala, fati i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Futbollisti kishte lënë Nantesin, për t’’iu bashkuar Kardifit në Uells. Por avioni do të zhdukej në mënyrë të mistershme, ndërsa ende po punohet për gjetjen e trupave, sepse shanset që Sala dhe piloti të jenë i gjallë, janë të pakta.

Ermir Lenjani është një prej lojtarëve shqiptarë që ka punuar më nga afër me Sala, duke e përjetuar po aq shumë këtë tragjedi të futbollit. “Blick.ch” shkruan se nga kampi i trajnimit të Sionit në Turqi, futbollisti shqiptar ndihet i pafuqishëm për të vazhduar stërvitjen.

“Është e pabesueshme, sesi rrodhën ngjarjet. Unë nuk mund ta besoj. Të gjithë ne që jemi këtu te Sioni e kemi njohur Salan. Disa prej lojtarëve, madje edhe vetë trajneri ynë ka punuar më parë me të”, shprehej Lenjani, që ka luajtur gjatë sezonit 2015/2016 te Nantes së bashku me protagonistin në fjalë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top