Rëndomtë thuhet se jeta e njeriut vlen njësoj, pa marrë parasysh stadin që gjithëkush zotëron dhe pozicionit që mban në shoqëri. Sigurisht, mbeten vetëm fjalë të bukura dhe motivuese për t’u thënë, pasi e vërteta është krejtësisht e kundërt.
E vërtetuar aq herë, e rasti i fundit i zhdukjes së Emiliano Sala shërben si dëshmia e rradhës. Një numër i madh njerëzish e kanë gdhirë te Nantesi, duke u lutur për shëndetin dhe shpëtimin e këtij futbollisti. Nga ana tjetër, lutjet vijojnë nga bota mbarë, që Sala të gjendet i gjallë e tia hedhi paq në këtë incident krejtësisht të pazakontë.
Por sa prej nesh, dinë emrin e pilotit që drejtonte avionin? Ndoshta askush, pavarësisht se flasim për një njeri që ka po një familje mbrapa, e që dëshiron kthimin e tij në shtëpi sa më shpejt. Pavarësisht se do të ishte po një humbje e rëndë për të afërmit e tij, nëse më e keqja do të ketë ndodhur.
Dave Ibbotson quhet, një pilot me 13 vite përvojë, që po drejtonte avionin i cili humbi nga radari të hënën në mbrëmje. Përveç kësaj, Henderson kishte krijuar edhe kompaninë e tij të aviacionit: “Nëse ju duhet të përdorni aviacionin e përgjitshëm për ndonjë arsye, kudo në botë, unë ndoshta do t’ju ndihmoj”, thotë faqa e tij në “Linkedin”.
Sigurisht, lutjet e mëdha janë për gjetjen e Emiliano Sala, për ta parë atë sërish në fushën e lojës, duke realizuar në portën kundërshtare, e për t’u dehur në festë me tifozët e skuadrës. Por nga ana tjetër, do të ishte një padrejtësi e madhe, nëse do të anashkalonim edhe një tjetër jetë që është në rrezik në atë avion. /Shqiperia.ch/