
Elvis Rexhbecaj ka shënuar golin e parë në karrierën e tij në Bundesligë, teksa ia ka dalë të dërgojë topin në rrjetë me Shalken. Ky realizim mbeti thjeshtë në statistikë, pasi Wolfsburgu humbi me rezultatin 2-1 në transfertë.
Këtu nuk po flasim vetëm për statistikën e rëndomtë të shifrave, por të emrit e historisë. Për të qenë më të qartë, një prej mediave sportive gjermane me më shumë ndjekësa, ka publikuar edhe një fakt të veçantë.
“Opta Franz” është një faqe e cila merret vetëm me fakte të veçanta që vijnë nga Bundesliga. Kështu, sipas saj është hera e parë në Gjermani, që një golashënues në këtë kampionat të ketë emrin Elvis. Falë Rexhbecajt u bë e mundur, me futbollisitin shqiptar që ka gjithë potencialin për të arritur majat në arenën europiane. /Shqiperia.ch/