
Nëse flasim për një futbollist që i nevojitet më shumë kësaj Shqipërie, ai është Meritan Shabani. Faktikisht, në vendin tonë fjala talent e ka humbur kuptimin dhe përdoret disi edhe më kot. Por futbollisti në fjalë, është vërtet një talent i futbollit europian që do të arrijë majat.
Këtë herë i ftuar nga ekipi i dytë i Bajernit pasi bëri stërvitjen me yjet e kësaj skuadre, Shabani vazhdon me avazin e tij. Bayern II ka fituar me rezultatin 3-0 sot ndaj Garching, ndërsa një prej golave ka ardhur nga realizimi fantastik i futbollistit shqiptar, që nga distanca e ka ndalur topin në rrjetë.
Sipas të gjitha gjasave, nëse trajneri Kovaç mban këtë sjellje ndaj lojtarit, atëherë do të vijë edhe huazimi i Shabanit te Ajaksi në fundin e merkatos. Por më e rëndësishme për tifozët shqiptarë, mbetet të shihet zgjidhja e këtij lojtari mbi Kombëtaren që do të përfaqësojë. /Shqiperia.ch/