Shqipëria U-17 e cila drejtohet nga Elvin Beqiri ka marrë fitoren e parë në turneun “Meredez Benz Cup 2019”. Kuqezinjtë kanë fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 1-2, falë golit nga goditja e dënimit nga Ilir Gjuzi dhe kapitenit Mario Mitaj.
Moldavët kanë ngushtuar diferencat me Fraten në minutën e 82, por pa e ekuilibruar sërish takimin. Kjo ishte fitorja e parë në drejtimin e grupmoshave edhe për Elvin Beqirin, që e ka marrë U-17 vetëm para pak kohësh.
Më parë kuqezinjtë e vegjël ishin mundur nga Anglia me rezultatin 2-0, ndërsa kanë pësuar edhe një humbje me Turqinë në rezultatin 3-1. /Shqiperia.ch/
14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri
15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri
17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri