You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Refuzoi Shqipërinë dhe komandoi zemrën, Dreshaj dhe iluzioni “Suedi”

Ekskluzive/ Refuzoi Shqipërinë dhe komandoi zemrën, Dreshaj dhe iluzioni “Suedi”

Ibrahim Dreshaj e ka refuzuar Shqipërinë, pavarësisht dashurisë së madhe për vendin e tij. Futbollisti i Elfsborgut nuk ka zgjedhur t’i bashkohet kuqezinjve, megjithë tentativat e shumta për ta afruar në Kombëtare edhe nga përzgjedhësit e Federatës në Skandinavi.

Sipas burimeve të sigurta të grumbulluara nga “Shqiperia.ch” dhe “Albanian Talents”, mbrojtësi shqiptar i ka thënë “JO” Alban Bushit, duke zgjedhur të presë për një ftesë nga Suedia. Një gjë e tillë është thuajse e pamundur të ndodhë, ndërsa këtë së fundmi e ka kuptuar edhe vetë lojtari.

Disa ftesa nga grupmoshat e Suedisë i krijuan iluzionet djaloshit, që rrjedh nga një familje patriotike. Familja e tij dëshironte që Dreshaj t’i bashkohej Shqipërisë, ndërsa një gjë e tillë kërkohej deri diku edhe nga vetë lojtari. Megjithatë, lojtari i Elfsborgut me dëshirën për një karrierë sa më të pasur dhe evenimente ndërkombëtare të siguruara, zgjodhi të presë një thirrje telefonike, që sipas të gjitha gjasave nuk do të vijë kurrë për të nga Suedia, duke e komanduar zemrën. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top