You are here
Home > Futboll Bota > Zemra nuk komandohet, Armando Sadiku mëson skuadrën “e vjetër”: Tani po që janë të frikshëm!

Zemra nuk komandohet, Armando Sadiku mëson skuadrën “e vjetër”: Tani po që janë të frikshëm!

Zemra nuk komandohet, Armando Sadiku rikthehet të veshë për herë të tretë fanellën e Luganos. Në formë zyrtarizimi ka ardhur nga Spanja, ndërsa së fundmi është edhe prestigjozja “Marca” që i vendos vulën kësaj historie.

Sulmuesi shqiptar do të rikthehet në Zvicër në formë huazimi, për të ndihmuar Luganon që lufton për mbijetesë në elitën e futbollit zviceran. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi nga vetë klubi, por ngelen vetëm çështje proçedurash.

Në lidhje me një afrim të tillë, ka folur edhe tekniku zviceran që ka drejtuar më parë Luganon, Livio Bordoli. Ai shprehet se tashmë ekipi zviceran do të jetë shumë i frikshëm, duke vlerësuar maksimalisht futbollistin e Shqipërisë.

“ Lugano kishte një sulm të mirë para se Armando të arrinte, por tani, me përfshirjen e tij, trajneri do të jetë në gjendje të llogarisë në një trident shumë të frikshëm me Bottanin, Junior dhe Sadiku dhe me variantin Gerndt.

Unë për Sadikun flas vetëm pozitivisht. Armando sjell në fushë një dëshirë të madhe për të mësuar, kam pasur një marrëdhënie të mirë me të dhe ndonjëherë ne ende e dëgjojmë njëri-tjetrin në telefon. Sadiku është një njeri i klasit të zones dhe ka një lehtësi të madhe të qetësojë veten përpara shënimit. Vetëm dyshimi i vogël mund të lidhet me lëndimin e tij të fundit, por mendoj se në këtë kuptim, kompania ka kontrolluar me kujdes”, u shpreh Bordioli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top