You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ylberi në qiell dhe panoramë magjepsëse, Shqipëria me Anglinë luajtën në takimin përrallor

Ylberi në qiell dhe panoramë magjepsëse, Shqipëria me Anglinë luajtën në takimin përrallor

Ylberi që i shoqëronte gjatë takimit në qiell, një panoramë e mrekullueshme vinte nga fusha ku po përballeshin, ndërsa jo shumë larg do të ndodhej edhe deti. Në një takim përrallor janë ndeshur kuqezinjtë e U-17 ndaj Anglisë të së njëjtës moshë, që ka përfunduar me rezultatin 0-2.

Një përballje kjo ku Kombëtarja e Elvin Beqirit, që debutoi në këtë takim si trajner, ka treguar dinjitet. Kjo ndeshje u zhvillua për turneun “Mercedez Benz Aegean Cup”, që zhvillohet në Turqi. Golat e Lusala dhe Dekao në pjesën e dytë, kanë vulosur edhe fatin e takimit, në një terren që ofronte kushte maksimale për të luajtur futboll.

Shqipëria U-17 zbriti nga minuta e parë duke i besuar këtij formacioni: “Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C)” /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top