You are here
Home > Futboll Bota > Interi me “huqe shqiptarësh”, Shaqiri me rrëfimin e rrallë: Shkova te një magjistar në mal!

Interi me “huqe shqiptarësh”, Shaqiri me rrëfimin e rrallë: Shkova te një magjistar në mal!

Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët me origjinë shqiptare më të dëgjuar në kampionatet europiane. Kjo jo vetem për shkak të formës së tij aktuale, por edhe për ekipet e shumta të njohura që ka ndërruar. Periudha e tij më e errët, ishte koha që i përkiste skuadrës së Interit.

Kjo për shkak se pasi u transferua te zikaltërit, mesfushori pësoi menjëherë një nga dëmtimet më të mëdha në karrierë, e cila e la jashtë fushave të blerta për afro 6 muaj. Mesa duket këtë situatë Xherdani nuk e ka kaluar mirë edhe psikologjikisht, teksa në një intervistë të tij për “Sport Bible”, kujtoi këtë situatë, madje tregoi edhe faktin se për t’u rikuperuar kishte shkuar tek një magjistar që ia kishte rekomanduar klubi i Interit.

Sipas magjistarit dëmtimi kaloi, ndërsa i sygjeroi që të rikthehej të luante më shpejt nga koha seç kishin parashikuar mjekët, gjë kjo që nuk ndodhi kurrë.”Kur isha te Interi, pësova njëherë një dëmtim dhe më këshilluan të shkoja te një magjistar që gjendej në mal. E bëra një gjë të tillë, me një udhëtim që zgjati më shumë se një orë me makinë. Më tha se u rikuperova, por asgjë nuk ndodhi”, përfundoi Xherdan Shaqiri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top