You are here
Home > Futboll Bota > Strakosha dhe 119 vitet e krenarisë,  fëmijët e surprizojnë në mënyrë të veçantë

Strakosha dhe 119 vitet e krenarisë,  fëmijët e surprizojnë në mënyrë të veçantë

Në datën 9 janar, skuadra e Lacios kishte festën e krijimit duke mbushur plot 119 vite. Sa shumë vite kanë kaluar, ndërsa në shumicën e kohës skuadra e kryeqytetit ka treguar vlerat e saj dhe përsa i përket kampionatit italian mund të themi se është një skuadër që i ka shtuar vlerën. Për këtë festë lojtarët e ekipit të kaltër kanë festuar në mënyra të ndryshme.

Kështu një grup futbollistësh si Thomas Strakosha, Marko Parolo dhe Silvio Proto, vendosën që të vizitonin spitalin e pediatrisë në qytetin e Romës. Ata u argëtuan me pacientët e vegjël, ku gjithashtu i dhuruan disa simbole të skuadrës së Lacios , ku nuk mungonin edhe mbishkrime dhe autografe të lojtarëve prezent. Ajo çka u vu re ishte edhe një dhuratë e vetë fëmijëve për lojtarët lacialë, me një parrullë ku shkruhej: “119 vite emocione”.

Ndryshe nga përleshjet, kaosi dhe gjithçka tjetër e krijuar më parë nga dy tifozeritë rivale të kryeqytetit, ajo e Romës dhe Lacios, ky festim përvjetori ishte një shembull i vërtetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top