
Në këtë fillim janari, disa kampionate europiane janë në periudhë përgatitore, për vazhdimin e kampionatit. Kështu edhe skuadra e Bayernit të Mynihut, e cila ka zgjedhur Katarin për të kryer seancat stërvitore përpara rifillimit të kampionatit gjerman.
Së fundmi, është dëmtuar edhe një prej yjeve të bavarezëve siç është francezi Frank Riberi. Përflitet se mesfushori ka marrë një dëmtim jo pak serioz dhe gjasat janë të mëdha që të mungojë të paktën për dy javë. Një lajm ky jo i mirë për trajnerin kroat të Bayernit, Niko Kovaç, i cili duhet të mendojë për zëvendësuesin e Riberisë. Një farë mallkimi duket ky për francezin, që pati një përplasje direkte me mbështetësit e tij, pasi këta të fundit e kritikuan për luksin e tepruar që shkoi deri në pikën kur futbollisti i Bajernit konsumoi biftek në ar.
Në një moment të tillë, thirret në “apel”, pikërsht lojtari shqiptar, Meritan Shabani. Ky i fundit është vetëm 19 vjeç, ku këtë sezon ka mundur të luajë vetëm një ndeshje në Bundesligën gjermane me fanellën e bavarezve. Tashmë çdo gjë mbetet në dorë të kroatit Kovaç, nëse do ta grumbullojë Shabanin me ekipin e pare edhe gjatë kampionatit, apo mesfushori shqiptar duhet t’i gëzohet vetëm fazës përgatitore në Katar. Ndonëse është vetëm 19-vjeç, figurat e shquara të skuadrës së Bayernit, por jo vetëm, kanë folur me superlativa për Meritanin./Shqiperia.ch/