You are here
Home > Futboll Bota > Zvicra ia dogji karrierën Tarashajt për 1 minutë, loja e pisët dhe leksioni i pastër për shqiptarët

Zvicra ia dogji karrierën Tarashajt për 1 minutë, loja e pisët dhe leksioni i pastër për shqiptarët

“Guri i rëndë, peshon gjithmonë vetëm në vendin e tij”. Kjo është një shprehje aq shumë e dëgjuar në vendin tonë, e që gjithmonë duhet marrë parasysh.

Sidomos në botën e sportit, atje ku shumë futbollistë që janë të lidhur me vendlindjen e tyre, Shqipërinë, zgjedhin një tjetër Kombëtare vetëm për emrin e saj dhe jehonën më të madhe që ka në arenat europiane. Por zgjedhje të tilla mund të përfundojnë edhe në një “mallkim”, si në rastin e Shani Tarashajt.

Vetëm 1 minutë, kaq e ka aktivizuar Zvicra futbollistin shqiptar në një ndeshje zyrtare, atë ndaj Rumanisë në Europianin e Francës. Që prej asaj ndeshje, Tarashaj ka pasur të bllokuar mundësinë për t’iu bashkuar një përfaqësuese tjetër. Tashmë ky lojtar nuk bën më pjesë në planet e helvetëve, ndërsa edhe karriera në klub nuk po i shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Evertoni që e mori fillimisht, e ka huazuar me Grashopërs në Zvicër, atje ku futbollisti më shumë ka qenë në tribunë edhe për shkak të dëmtimit, sesa si protagonist në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top