
Arijanet Muriq do të merrte gjithë vëmendjen e sportdashësve shqiptarë dhe tifozëve të futbollit anglez pak kohë më parë, teksa u kthye në heroin e Manchester Sitit, duke ardhur thuajse nga hiçi. Askush nuk e njihte apo kishte dëgjuar për të(referuar tifozëve të huaj), megjithatë Muriq ndali dy penallti dhe i dha kualifikimin më tej ekipit të njohur,
Tani Guardiola surprizon disi me vendimin e tij, duke mos i besuar portierit shqiptar as në Kupë. Më saktësisht bëhet fjalë për një tjetër kompeticion, Fa Cup, atje ku “qytetarët” po fitojnë me rezultatin 6-0 ndaj Rotheramit.
Sërish në portë është vendosur Ederson, që është zgjedhja e parë edhe në kampionat. Deri tani Guardiola kishte zgjedhur që Muriq të aktivizohej në Kupë, e duke parë paraqitjen e tij të fundit, ndaj një kundërshtari si Rotherami një vend titullari e kishte mëse të merituar. Gjithsesi, duhet të presim për ndonjë surprizë tjetër të trajnerit Guardiola. /Shqiperia.ch/