You are here
Home > Futboll Bota > Gjiganti i Shqipërisë gati për firmën, ndryshon agjentin vetëm për…Kosenzën

Gjiganti i Shqipërisë gati për firmën, ndryshon agjentin vetëm për…Kosenzën

Kastriot Dërmaku, është padyshim një gjiganti që zotëron Shqipëria në organikën e saj, të paktën në pikëpamjen fizike. Ky futbollist shihet si një “shtyllë” e vërtetë në mbrojtje, aqsa e bëri të mendojë Panuçin edhe për një skemë me tre qendërmbrojtës.

Megjithë i aktivizuar në miqësore, prova e vërtetë për këtë futbollist nuk ka mbërritur ende. Më shumë mund të pritej nga Dërmaku edhe te tifozët shqiptarë, nëse do të ndryshonte klubin në Itali. Me ekipin e Kosenzës, shanset janë të pakëta për një vazhdim cilësor të karrierës dhe përmirësim të aftësive që zotëron ky mbrojtës.

Madje një gjë e tillë nuk pritet të ndodh, pasi sipas mediave italiane, Dërmaku ka ndërruar menaxherin vetëm për të firmosur sërish me italianët. Kontrata e tij me klubin skadon në qershor të këtij viti, por firma e re pritet të hidhet gjatë këtyre ditëve, ndërsa mbrojtësi shqiptar i ka besuar një kompanie menaxherësh që ka marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e klubit të Kosenzës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top