
Legjenda e kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht menaxheri i Rashicës, Altin Lala, ka folur për futbollistin me potencial të madh që ka ekipi i Werderit dhe përfaqësuesja e Kosovës. Disa mundësi të humbura me ekipin gjerman së fundmi, teksa Rashica mund të kthehej lehtësisht si një “hero”.
Kjo gjë nuk ka ndodhur falë mungesës së kordinimit të vetë lojtarit, por edhe fatit në disa raste që i ka mohuar golin lojtarit të Werderit. Në një intervistë për “Mein Weder”, Lala ka folur edhe për lojtarin që menaxhon, duke garantuar për aftësinë e tij për të vendosur takimin dhe shënuar lehtësisht në portën kundërshtare.
“Rashica mund të shënojë lehtësisht tre apo katër gola, por ka pasur shumë fat të keq. Kur fola me të, ia thashë qartë sesa e rëndësishme ishte të fitonte shansin e parë nga klubi. Sigurisht, ai ndihet keq për disa mundësi të humbura, por do të përdor ato të radhës. Werderi ësht një klub shumë i mirë për të përparuar për lojtar si Rashica, prandaj mendoj se lëvizja e tij në këtë ekip ishte ajo e duhura. Ky lojtar mund të vendos edhe aksione të rëndësishme”, u shpreh Lala. /Shqiperia.ch/