You are here
Home > Bundesliga > Çfarë bëri? Rashica shënon me akrobaci, tani e quajnë thjeshtë…“RASHI-RAKETA”(VIDEO)

Çfarë bëri? Rashica shënon me akrobaci, tani e quajnë thjeshtë…“RASHI-RAKETA”(VIDEO)

Në Europën që jep gjithmonë leksione, e sidomos në Gjermani, nuk mjafton me patjetër që ti të jesh në kohën më të mirë, për t’u vlerësuar dhe besuar nga drejtuesit e tu. Ashtu si ndodhi edhe në rastin e Rashicës, ku megjithëse në takimet e fundit kishte humbur disa raste që për disa mund të konsideroheshin flagrante dhe kushtonin shumë, megjithëse pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nisur nga stoli, por sërish nuk është diskutuar në asnjë moment të vetëm për t’u larguar.

Arsyeja? E thjeshtë, ka një talent të dhuruar nga Zoti. E nëse nuk shpërthen tani, me siguri që nuk do të vonojë koha kur arena të jetë vetëm e tij. Deri atëherë, Rashica ka nevojë për mbështetje, që do u kthehet në mënyrë të shumfishtë drejtuesve.

Futbollisti shqiptar ka nisur t’i jap shenjat e para në stërvitje, teksa ka realizuar një gol në akrobaci, që të kujtojnë sulmuesit më të mirë të kohërave, me një nuhatje të frikshme. Ëerderi tashmë e quan thjeshtë “Rashi-Raketa”, ndërsa Miloti përgatitet për t’i treguar të gjithëve sesa vlen në Gjermani, por edhe për t’ia shpërblyer me mirënjohje gjithë besimin që i tregoi klubi gjatë momentit të vështirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top