You are here
Home > Bundesliga > Nga nëna te gjyshja! Adoleshenti Riberi e ka me të shara, e kritikuan për biftekun 1200 euro

Nga nëna te gjyshja! Adoleshenti Riberi e ka me të shara, e kritikuan për biftekun 1200 euro

Një njeri vlen për aq sa është i thjeshtë, kjo është një shprehje që gjen vend kudo dhe është lehtësisht e kuptueshme. Pavarësisht se flasim për të njëjtët qënie, njeriu ndryshon në mënyrë rrënjësore, nëse jeta ka vendosur ta kthejë atë në dy anët ekstreme.

Për momentin Riberi ndodhet në  të dytën, atë ku edhe biftekun, e konsumon të larë në ar. Në një kohë që varfëria në botë është ende një sëmundje e pashërueshme, ky luks i tepruar nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mbështetësit e tij.

Ata nuk ngurruan që ta kritikonin këtë futbollist, duke i nxjerrë atij edhe anën tjetër që nuk e kishim parë derimë tani, atë të një adoleshenti. Të sharat nisin që nga trungu i familjes, për të gjithë ata njerëz që e kanë menduar ndryshe zgjedhjen e Riberisë për të konsumuar në luks të tepruar.

“Për 2019, le të vendosim pika mbi “I”. E nisim me xhelozët, ata që lindën vetëm sepse prezervativi ishte i çarë. Nga nënat, gjyshet dhe madje trungun tuaj familjar. Nuk iu kam borxh asgjë. Suksesi im i takon Zotit dhe atyre që besuan te unë. Jeni vetëm guraleca në çorapet e mia”, shkruan Riberi në rrjetet sociale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top