
Për Meritan Shabanin nuk është e nevojshme që të flasësh shumë, pasi talenti dhe aftësia e madhe që ky futbollist zotëron, i përkasin një tjetër kategorie. Këtë e dinë më së miri edhe te Bajneri, që pavarësisht se janë një klub gjigand, kanë filluar t’i gjejnë hapësirat edhe për talentin shqiptar.
Së fundmi trajneri Kovac bëri një zgjedhje deri diku surprizuese, teksa e mori Shabanin nga të rinjtë, për t’u stërvitur me ekipin e parë në Katar. Një sinjal i qartë ky, se te bavarezët nuk do të hiqnin dorë nga ky lojtar, ndërsa shumë prej ekipeve të njohura do të ishin të gatshëm për ta kërkuar në huazim.
Ashtu ndodhi, vetëm pak orë më pas, do të zyrtarizohej tratativa e Ajaksit për talentin shqiptar. Klubi i njohur holandez e projekton si një lojtar të rëndësishëm të projektit që ka, ndërsa bavarezët do të mendohen gjatë, përpara se të firmos një marrëveshje për Shabanin. /Shqiperia.ch/