You are here
Home > Futboll Bota > Teknologjia e çuditshme i ndalon golin Liverpulit, milimetrat bëjnë diferencën (VIDEO)

Teknologjia e çuditshme i ndalon golin Liverpulit, milimetrat bëjnë diferencën (VIDEO)

Liverpuli është duke barazuar ndaj Manchester Sitit në transfertë, në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave të vlefshëm për “Premier League”. Megjithëse ende me porta të paprekura, rastet nuk kanë munguar në një ndeshje që po prodhon futboll spektakolar.

Momenti kulminant e që do të kalojë me shumë polemika është ai i minutës së 21. Pas një keqkuptimi të mbrojtjes së Sitit me portierin Ederson, topi e kalon në pjesën më të madhe vijën fatale. Megjithatë, teknologjia vendos se nuk ka asnjë gol të realizuar, pasi topi nuk ka hyrë plotësisht në portë.

E çuditshme duket kur e risheh pamjen e plotë, megjithatë tashmë jemi në sportin e teknologjisë dhe ndonjëherë milimetrat janë ato që bëjnë diferencën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top