
Tramezani vazhdon rrugëtimin e fitoreve në Qipro, teksa këtë herë ka fituar edhe në Kupë ndaj Doxas me rezultatin 2-1. Një përmbysje e ekipit të Apoelit, që numëron takimin e 6 rradhazi të mbyllur me triumf.
Tekniku italian është shprehur i lumtur me fitoren e arritur, duke ditur që vjen menjëherë pas pushimeve të fundvitit, ku lojtarët nuk janë ambientuar në mënyrën më të mirë. “Nuk e di nëse në pjesën e parë, ku fitoi Doxa, kjo gjë erdhi për aftësi të tyre apo për dobësinë tonë. Megjithatë më duhet ta rishikojë si ndeshje. Unë jam i lumtur që fituam pas pushimeve të Krishtlindjeve, nuk është e lehtë asnjëherë një gjë e tillë”, do të shprehej Tramezani.
Nga ana tjetër, trajneri Loukas Hatziloukas i kujtohet trajnerit italian ndeshjen e kampionatit që do të kenë sërish së bashku, pas vetëm tre ditëve: “Futbollistët e mi humbën shumë raste, megjithatë ne do të shihemi sërish të shtunën”. Tramezani ka treguar që nga ikja nga Shqipëria, se mund të bënte pa De Biazin, por ky i fundit asnjëherë pa të. /Shqiperia.ch/