You are here
Home > Futboll Bota > Strakosha dhe Muriq mbajnë shënim, këmbët e portierit Alison magjepsin Europën(VIDEO)

Strakosha dhe Muriq mbajnë shënim, këmbët e portierit Alison magjepsin Europën(VIDEO)

Futbolli modern ka ndryshuar shumë duke e krahasuar me këtë sport në kohët e hershme. Gjithçka nis që nga porta, atje ku ka ardhur edhe revolucioni më i madh.

Portieri nuk ka më si detyrë vetëm për të mbrojtur portën, por edhe për të nisur aksione sulmuese. Me duart e Zotit, për të ndalur gjithçka mundet, portieri i kompletuar është ai që ka këmbët e një mesfushori.

Nojeri ishte i pari lojtar që e ndryshoi historinë e portierit, duke dalë nga zona e tij e duke u kthyer në një mbrojtës të mirëfillte te Bajerni e Gjermania. Megjithatë, së fundmi ai që ka bërë gjithë Europë të çmendet pas tij, është Alison Beker.

Me një lëvizje të vetme dhe një pasim, Beker ka nxjerr huq gjithë ekipin e Manchester Sitit, duke shërbyer në mënyrë fantastike një prej shokëve të skuadrës në mesfushë, që e kishte terrenin e shtruar për të kapur në kundërsulm kundërshtarët. Prej andej do të vinte edhe penalltia e fituar nga ana e Liverpulit, që një pjesë të madhe të meritës e ka padyshim portieri Beker.

Nga ky i fundit duhet të marrin leksione edhe Strakosha me Muriq, përkatësisht portieri i Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi flasim për dy gardianë të cilët i përshtaten futbollit modern e gjithmonë preferojnë të luajnë këto pasime, megjithëse kanë ende shumë për të përmirësuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top