You are here
Home > Futboll Bota > “Të çmendurit” e Canës si Shqipëria/ Udhëtuan 300 kilometra, 7.800 tifozë “shpërthejnë” stadiumin

“Të çmendurit” e Canës si Shqipëria/ Udhëtuan 300 kilometra, 7.800 tifozë “shpërthejnë” stadiumin

Sanderlendi ndodhet në “Liga 1” në Angli, që është njëkohësisht edhe kategoria e tretë në vendin ku lindi futbolli. Sa shumë rënie ka pësuar ekipi që dikur gjendej në mesin e renditjes së “Premier League”.

Në këtë skuadër ka qenë kapiten edhe Lorik Cana, figura e shquar e kombëtares shqiptare. Madje, Loriku mbetet ende një tifoz besnik i kësaj skuadre, teksa herë pas herë krenohet me tifozët besnik që ka ky klub.

Jo më kot, pasi flasim për përkrahësit më të flaktë në Europë. Këtë gjë e kanë treguar së fundmi, në transfertë ndaj Blekpulit. Rezultati? E çfarë rëndësie ka, kur tifozët pavarësisht “greminës” ku ndodhet skuadra, me një dashuri të verbër shkojnë për të pushtuar stadiumin kundërshtar?

Në stadiumin e mbushur me 11.000 tifozë, rreth 7.800 i përkisnin ekipit udhëtues, Sunderlendit, të cilët kishin udhëtuar rreth 300 kilometra për të parë ekipin e tyre. Një mbështetje e tillë të kujton edhe Shqipërinë e kohëve të Europianit, teksa tifozët tanë pushtonin stadiumet e Europës, duke i bërë vendasit të ndiheshin si në tokë të huaj.(Blekpul-Sanderlend 0-1) /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top