You are here
Home > Futboll Bota > Përrallat e Ranierit nuk kanë gjithmonë fund të lumtur, nga “vrasja” përfundohet në “vetvrasje”

Përrallat e Ranierit nuk kanë gjithmonë fund të lumtur, nga “vrasja” përfundohet në “vetvrasje”

Përrallat me Ranierin nuk kanë gjithmonë një fund të lumtur në “Premier League”. Italiani do të befasonte gjithë opinionin sportiv në Europë, teksa Leiçesteri i tij që duhej të luftonte për mbijetesë, fitoi titullin kampion.

Një skuadër që për shumëkënd nuk dihej nëse ekzistonte, por arriti të fitoj në elitën e futbollit anglez, mes gjithë atyre ndeshjeve ku rastësia ka pak vend për t’u futur. Kjo ishte mrekullia Ranieri, e cila nuk mund të përsëritet më për herë të dytë.

Pasi fundja kjo është vetë natyra e gjërave të pamundura, që nuk mund të ndodhin më shumë se një herë. Tashmë Ranieri po vuan me skuadrën e Fulhamit, duke rrezikuar edhe një shkarkim të mundshëm. Tifozët nuk e duan më në krye të skuadrës, pasi jo i vetëm që nuk po arrin rezultatet e duhur, por po humb të gjitha ndeshjet më me rëndësi, derbit.

Në pesë ndeshje derbi të luajtura deri tani, Fulhmai ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa e fundit ishte kjo e sotmja ndaj Arsenalit, e humbur me rezultatin 4-1. Vetëm para një jave trajneri italian shprehej se ishte i gatshëm për ta vrarë Kamaran, mesfushorin e Fulhamit, pasi i mori penalltinë me forcë sulmuesit dhe e humbi atë, ndërsa duke parë gjithë këtë situatë, Ranieri mund të përfundojë edhe në një “vetvrasje” sa i përket prishjes së kontratës me ekipin anglez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top